Politike

Rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka kërkon azil në Belgjikë

Duka u arrestua në vitin 2023 në Bruksel, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos. 

16 Maj 2024, 14:42 Nga I.A
Rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e Santiago Malkos,
Leonard Duka

BELGJIKË- Kreu i klanit Duka, Leonard Duka ka kërkuar azil në Belgjikë. Duka u arrestua në vitin 2023 në Bruksel, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Ndërkohë që në Belgjikë, Duka ka kërkuar statusin e azilantit me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. 

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjate aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtit të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij./Dosja.al

santiago malko leonard duka ervis martinaj

Sondazh

Poll