Politike

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 shqiptarë. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë

Gjiknuri u shpreh se në mandatin tjetër qeveria do të mendojë të bëjë dicka më shumë, për ti dhënë më shumë mbështetje pensionistëve.

16 Maj 2024, 12:45 Nga B.Z
Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri:
Damian Gjiknuri

TIRANË - Deputeti Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku po diskutohet për marrëveshjen e pensioneve me Italinë u shpreh se nga marrëveshja mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera italiane, ndërsa u shpreh se sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë.

 GjinkuriShqipëria dhe Italia kanë qenë miq të përbashkët ndër histori. Mbi 500 mijë shqiptarë përfitojnë nga pensionet me Italinë. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, për shkak të marrëdhënieve të veçanta të kryeministrit me Melonit, marrëveshja me pensionet u realizua. Qeveritë shqiptare dhe italiane aty kanë qenë dhe u realizua tani. Kjo është edhe arritje e Ministisë së Jashtme. Një falënderim meriton edhe parlamenti italian. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë. Marrëveshja mbetet peng e disa gjërave, që duhet të zgjidhen. Kur të përfundojë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë, shqiptarët do ta ndjejnë ndryshimin.

Sondazh

Poll