Politike

“Është në kushtet e papajtueshmërisë”/ Avokatët e Berishës dorëzojnë kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës

Në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.

16 Maj 2024, 12:54 Nga B.Z
“Është në kushtet e papajtueshmërisë”/
Irena Gjoka, Sali Berisha

TIRANË - Avokatët e kreut të PD-së, Sali Berisha kanë depozituar këtë të enjte në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas përfaqësuesve ligjorë të Berishës, Irena Gjoka është në kushtet e papajtueshmërisë për shkak të ekzistencës së një vendimi të Gjykatës Administrative të Athinës të vitit 2004, për ndalim të lëvizjes së magjistratja në zonën Shengen për 10 vite, vendim që sipas tyre, ajo nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Në seancën e 14 majit avokatët ftuan gjyqtaren Gjoka të hiqte dorë nga gjykimi, duke i prezantuar vendimin e palës greke, si edhe një kopje të gazetës “Protothema”, ku ishte publikuar vendimi.

Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023. Ai është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

sali berisha irena gjoka

Sondazh

Poll