Sport

Për të qeshur! Një rakun ndërpret ndeshjen për disa minuta në MLS… shikoni videot

Ndeshja e MLS-së mes Philadelphia Union dhe New York City FC mbrëmjen e kësaj të mërkure (1-2) u shënua nga shpërthimi i një rakuni në fushë, i cili e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

16 Maj 2024, 09:57 Nga DOSJA

Për të qeshur! Një rakun ndërpret ndeshjen për disa

SHBA - Mbrëmjen e kësaj të mërkure, New York City FC fitoi në fushën e Philadelphia Union (1-2), por nëse u fol për këtë takim të MLS-së, ishte kryesisht për futjen e një rakuni në fushë, pikërisht në zemër të pjesës së parë (20’).

Një pajisje, sin jë kovë u përdor më pas për të kapur kafshën dhe pas 2 minutash e 41 sekondash, "Raquinho", siç e riemëroi MLS menjëherë në X, u kap duke përdorur kovën e plehrave.

Skena që ka shkaktuar të qeshura tek publiku dhe lojtarët e pranishëm në fushë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll