Sport

VIDEO/ Allegri shpërthen, pas fitores ndaj drejtorit sportiv Giuntolin: "Jashtë, jashtë"…

Pas suksesit ndaj Atalantës, trajneri i Juventusit shmang përqafimin me drejtorin sportiv

16 Maj 2024, 09:22 Nga DOSJA

VIDEO/ Allegri shpërthen, pas fitores ndaj drejtorit sportiv Giuntolin:

ITALI - Tensioni i lartë në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë, i kompletuar me përjashtimin, më pas me festimin çlirimtar të bilbilit të fundit…

Vështrimi krenar drejtuar tifozëve të Juventusit dhe përqafimet në fushë me lojtarët e tij për Max Allegrin, në të gjitha gjasat në lamtumirën e tij, një festë e veçantë për fitimin e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.

Mesa duket, për trajnerin e Juventusit, tensioni i akumuluar muajt e fundit shpërtheu në momentin e suksesit, i pari dhe, nisur nga divorci i paralajmëruar, edhe i fundit i eksperiencës së tij të dytë në Juventus.

Dhe në emocione, një imazh na goditi më shumë nga të gjitha: Largimi i Giuntolit, fillimisht verbalisht “Jashtë, jashtë” dhe më pas me gjeste po aq të qarta. Një dëshmi dramatike e një marrëdhënieje që ka qenë gjithmonë e vështirë midis drejtorit dhe trajnerit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll