Sport

VIDEO / Juventusit “shpëton lëkurën”, fiton Kupën e Italisë, arritja e vetme e këtij sezoni!

Juventusi ngre kupën për herë të 15-të, ndërkohë që Masimiliano Alegri është trajneri i vetëm që e fiton këtë trofe për herë të pestë në karrierë, duke lënë pas kshu Sven Goran Erikson dhe Antonio Conten të cilët e kanë fituar nga 4 herë.

15 Maj 2024, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusit “shpëton lëkurën”, fiton

ITALI – Historia përsëritet, ashtu si në vitin 2021, Juventusi fiton në finale përballë Atalantës për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë, në edicionin e saj të 77-të. Në stadiumin “Olimpico” të Romës u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Italisë mes Atalantës, skuadrës suzrprizë në këtë edicion edhe në Europë, dhe Juventusit.

Bardherzinjtë e mbyllën këtë edicion krejtësisht të dështuar për objektivat e tyre me një trofe të paktën ndryshe nga viti i shkuar dhe një pjesëmarrje në Champions League vitin e ardhshëm.

Që në minutën e 4-të , një assist perfekt i Cambiasos u shfrytëzua shumë mire nga Vlahoviç për të zhbllokuar takimin, i cili mbetet në shifrat 0-1 deri në përfundim të 45 minutave. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u përpoqën të ndryshonin diçka por pa sukses.


Në minutën e 73-të Vlahovic shënoi një tjetër gol që më pas u anullua nga sistemi VAR duke mbyllur 90 minutëshin me rezultatin e pjesës së parë në favor të tyre duke e ngritur kupën për here të 15-të, ndërkohë që Masimiliano Alegri është trajneri i vetëm që e fiton këtë trofe për here të pestë në karrierë, duke lënë pas kshu Sven Goran Erikson dhe Antonio Conten të cilët e kanë fituar nga 4 herë.

Gjithësesi Atalanta edhe pse mbetet me vetëm një Kupë Italie në Histori, atë të vitit 1963, do të ketë shansin më 22 maj në Dublin të luaj finale e Europa League, përballë skuadrës së pathyeshme të Europës, Bayer Leverkusenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll