Aktualitet

Vrau efektivin e 'Shqiponjave', vetëdorëzohet në polici autori në Fier

Mësohet se Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

15 Maj 2024, 22:20 Nga I.A
Vrau efektivin e 'Shqiponjave', vetëdorëzohet në polici
Autori dhe Viktima

FIER- Autori i vrasjës së efektivit të Policisë në Fier është vetëdorzuar në Polici mbrëmjen e sotme. Mësohet se Azgan Mërnica, sapo ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë. Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat që të dorëzohet në të kundërt do të ndërhyhej me forcë. Por ishin familjarët ata që e kanë detyruar të vetëdorëzohet Mernica.

Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çasti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Konflikti dyshohet se ka nisur për një kalim me makinë në rrugët e ngushta të fshatit. Prokuroria e Fierit ka nisur procedimin penal për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja Novruz Cenalia dy ditë më parë nga Azgan Mernica. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procedimi penal nisi për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

azgan mërnica novruz canaliaj

Sondazh

Poll