Bota

"Nuk ka lajme të mira për momentin"/ Ministri i Mbrojtjes: Fico ende në sallën e operacionit

Ai thotë se kryeministri Fico është ende në operacion dhe se situata është vërtet e keqe. Ai thotë se kryeministri Fico është ende në operacion dhe se situata është vërtet e keqe.

15 Maj 2024, 20:23 Nga E. D
"Nuk ka lajme të mira për momentin"/ Ministri i Mbrojtjes:
Robert Kalinak

SLLOVAKI- Robert Kalinak, ministër i mbrojtjes, duke folur para gazetarëve tha se për momentin nuk ka asnjë lajmë të mirë. Kalinak vazhdon të thotë se dëshiron të falënderojë urgjencën, mjekët, infermierët dhe specialistët që luftuan për jetën e kryeministrit Fico. Ai thotë se kryeministri Fico është ende në operacion dhe se situata është vërtet e keqe.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

robert kalinak

Sondazh

Poll