Bota

Kryeministri izraelit: Nuk ka krizë humanitare në Rafah

Kryeministri izraelit pretendoi se Izraeli po evakuon civilët nga Rafah dhe pothuajse 500,000 janë larguar deri më tani, pavarësisht rrëfimeve kontradiktore nga banorët palestinezë të cilët thonë se po zhvendosen me forcë për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

15 Maj 2024, 18:42 Nga E. D
Kryeministri izraelit: Nuk ka krizë humanitare në Rafah
foto ilustruese

GAZA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk ka krizë humanitare në qytetin Rafah në Rripin jugor të Gazës. Në një deklaratë Netanyahu tha se ushtria izraelite është e angazhuar në luftime në të gjithë Gazën. Kjo deklaratë është kundërshtuar nga organizatat ndërkombëtare që kanë dokumentuar raste të zhvendosjes së detyruar të palestinezëve.

“Fatkeqësia humanitare për të cilën folën nuk ndodhi dhe as nuk do të ndodhë”, pohoi Netanyahu.

Kryeministri izraelit pretendoi se Izraeli po evakuon civilët nga Rafah dhe pothuajse 500,000 janë larguar deri më tani, pavarësisht rrëfimeve kontradiktore nga banorët palestinezë të cilët thonë se po zhvendosen me forcë për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

"Çdo diskutim i të nesërmes (të luftës) është i pakuptimtë derisa Hamasi të mposhtet. Derisa të bëhet e qartë se Hamasi nuk e sundon Gazën ushtarakisht, asnjë aktor nuk do të jetë gati të pranojë mbi vete sundimin civil të Gazës nga frika për sigurinë e tij," tha Netanyahu.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll