Bota

Qëlloi me pistoletë drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

 Gjithashtu Tsintula e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu” dhe më pas ai e ka qëlluar. 

15 Maj 2024, 17:46 Nga E. D
Qëlloi me pistoletë drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si
pamje nga vendngjarja

SLLOVAKI- Është identifikuar autori që qëlloi kryeministrin sllovak Ruber Ficko. Sipas raportimeve autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak është një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula. Gjithashtu Tsintula e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu” dhe më pas ai e ka qëlluar. 

71-vjeçari Juraj Tsintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Ndërsa që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

juraj tsintula  

Sondazh

Poll