Bota

VIDEO/ U dërgua në spital me helikopter, dalin pamjet nga transportimi me barelë i Kryeministrit sllovak

Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.

15 Maj 2024, 17:40 Nga S.B
VIDEO/ U dërgua në spital me helikopter, dalin pamjet nga transportimi
pamje nga ngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën pasi u qëllua dhe u plagos me armë zjarri. Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.

Pamjet tregojnë kryeministrin sllovak duke u transportuar në spitalin e Banska Bystrica, në lindje të Handlova, pasi u transportua atje me helikopter. Në video duket një staf i madh mjekësh që shtyjnë barelën që mban kryeministrin e plagosur ku fytyra e këtij të fundit është e mbuluar.

Gjithashtu efektivët e Policisë ndalojnë kameramanin ti afrohet më tepër barelës, teksa kjo e fundit i afrohet derës së spitalit.

 

robert fico

Sondazh

Poll