Bota

FOTO/ Përfshihet nga flakët makina e drejtorit të burgut në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail i Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkkatuar zjarrin.

15 Maj 2024, 14:09 Nga B.Z
FOTO/ Përfshihet nga flakët makina e drejtorit të burgut në
Pamje nga zjarri

MAQEDONI E VERIUT - Makina e drejtorit të burgut "Idrizovë", në Maqedoninë e Veriut është përfshirë nga flakët pak pas mesnate raportojnë mediat vendase.  Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihail i Eftihij”, prapa shkollës ekonomike, në lagjen Kisela Voda të Shkupit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Flakët kanë përfshirë edhe një pjesë të fasadës së pallatit dhe objekte në ballkonet e kateve të poshtme të pallatit, siç duket dhe në pamjet e mësipërme. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se i është djegur vetura e parkuar e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të INP Burgu Idrizovë, e cila ishte parkuar nga Z.J”, njoftuan autoritetet vendase në një njoftim paraprak.

 

zjarr makine maqedoni e veriut

Sondazh

Poll