Bota

Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në KiE

Knaus në një postim në “X”, ka shtuar se kjo kërkon lidership dhe që të zbatohen të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për të gjitha shtetet anëtare.

15 Maj 2024, 11:17 Nga N.F
Knaus: Ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova
Gerald Knaus

KOSOVË- Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus është shprehur se ende ekziston një rrugë e mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Knaus në një postim në “X”, ka shtuar se kjo kërkon lidership dhe që të zbatohen të gjitha standardet e Këshillit të Evropës për të gjitha shtetet anëtare.

Ai më tej shtoi se për tu arritur kjo duhet edhe një referencë e qartë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës që zbatohen për të gjitha shtetet anëtare. 


“Përkundër disa raporteve pesimiste, ka ende një rrugë të mirë përpara që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës së shpejti. Kjo kërkon lidership, ashtu siç kërkon çdo përparim në politikë. Dhe një referencë të qartë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës që zbatohen për të gjitha shtetet anëtare. As më shumë, as më pak. Mundësi për një përparim në raportin e ri të Iniciativës Evropiane për Stabilitetit më vonë gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Knaus.

 

gerald knaus kosova kie

Sondazh

Poll