Bota

Osmani bisedë telefonike me presidentin gjerman, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Përmes një postim në llogarinë e saj në "X" Osmani shhkruan se temë e bisedës telefonike me Streinmeier ishte anëtarësimi i Kosovës në KE.

15 Maj 2024, 09:43 Nga N.F
Osmani bisedë telefonike me presidentin gjerman, kërkon përkrahje
Osmani dhe Streinmeier

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Përmes një postim në llogarinë e saj në "X" Osmani shhkruan se temë e bisedës telefonike me Streinmeier ishte anëtarësimi i Kosovës në KE.

“Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit”, ka shkruar Osmani në X.

Osmani gjithashtu shkruan se anëtarësimi në KiE nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Telefonata vjen pasi Franca dhe Gjermania insistojnë në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës përpara se të japë “po” që vendi t’i bashkohet organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg, Këshillit të Evropës.

kosova osmani kie frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll