Bota

"Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin të sulmeve të shumta terroriste", vritet komandanti i lartë i Hezbollah në Liban

Me anë të një videoje të sulmit të postuar në kanalin e saj zyrtar Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretenduan se kishin vrarë Hussain Ibrahim Mekky, duke e përshkruar atë si një komandant të lartë në organizatën terroriste Hezbollah në frontin jugor.

15 Maj 2024, 09:20 Nga M.B
"Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin të sulmeve
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut brenda Libanit. Me anë të një videoje të sulmit të postuar në kanalin e saj zyrtar Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretenduan se kishin vrarë Hussain Ibrahim Mekky, duke e përshkruar atë si një komandant të lartë në organizatën terroriste Hezbollah në frontin jugor.

Sipas IDF, ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin të sulmeve të shumta terroriste kundër civilëve dhe territoreve izraelite që nga fillimi i luftës.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll