Bota

Aksident i rëndë në Peru, autobusi bie nga 100 m lartësi, humbin jetën 16 pasagjerë (VIDEO)

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të sipërfaqes së rrugës, mungesës së sinjalizimit, si dhe mungesës së kontrolleve policore.

15 Maj 2024, 07:52 Nga B.Z
Aksident i rëndë në Peru, autobusi bie nga 100 m lartësi,
Aksidenti

PERU - Një aksident tragjik është regjistruar në rajonin malor të Ayacucho, në Ande, në Perunë juglindore. Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb me lartësi 100 m, e si pasojë kanë humbur jetën 16 pasagjerë. Sipas mediave vendase operacioni i shpëtimit u vonua pak për të dhënë ndihmën e parë për shkak të një stuhie breshëri, dhe në momentin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar 16 trupa të pajetë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në morg.

Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru, veçanërisht për shkak të zhvillimit të shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të sipërfaqes së rrugës, mungesës së sinjalizimit, si dhe mungesës së kontrolleve policore. Sipas shifrave të Ministrisë së Transportit të Perusë, në vitin 2023 3,138 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në shtetin e Amerikës Latine. 70% e këtyre vdekjeve i atribuohen faktorëve të tillë si lodhja e shoferit, apo gabimet njerëzore.

peru aksident

Sondazh

Poll