Bota

Blinken: Rusia duhet të paguajë për atë që shkatërroi në Ukrainë

Vizita e papritur e sekretarit amerikan të shtetit synon të qetësojë vendin për ndihmën ushtarake të Washingtonit.

14 Maj 2024, 21:51 Nga E. D
Blinken: Rusia duhet të paguajë për atë që
foto ilustruese

KIEV- Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e asaj që Putini shkatërroi në Ukrainë, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një fjalim para studentëve në Kiev.

"Kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar dhe kjo është ajo që populli ukrainas meriton," tha ai, duke deklaruar se Washingtoni ka qëllim të përdorë për këtë qëllim asetet ruse të sekuestruara në Shtetet e Bashkuara pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

"Ne po punojmë së bashku me partnerët tanë të G7 për të përdorur asetet e ngrira ruse për të riparuar dëmin që Putini vazhdon të bëjë," shtoi Blinken. Vizita e papritur e sekretarit amerikan të shtetit synon të qetësojë vendin për ndihmën ushtarake të Washingtonit.

anthony blinken

Sondazh

Poll