Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Zelensky thirrje Perëndimit: Duhet të përshpejtojmë dërgesat e armëve!

Forcat e armatosura ruse goditën më herët lagjet në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 20 persona, sipas zyrtarëve lokalë. Ndër të tjera u bombardua një ndërtesë 20-katëshe në një pjesë qendrore të qytetit.

14 Maj 2024, 20:24 Nga B.Z
Lufta Rusi-Ukrainë, Zelensky thirrje Perëndimit: Duhet të
Volodymyr Zelensky

UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar sot aleatëve perëndimorë të përshpejtojnë dërgesat e premtuara të armëve ndërsa Kievi përpiqet të shmangë një ofensivë të re ruse në Ukrainën verilindore.

“Ne kemi nevojë që dërgesat të përshpejtohen ndjeshëm. Sot kalon shumë kohë mes shpalljes së paketave të ndihmës dhe pranisë reale të armëve në vijën e frontit”, tha ai në fjalimin e tij këtë mbrëmje, pas takimit me kreun e diplomacisë amerikane Anthony Blinken  në Kiev.

Ndërkohë, forcat e armatosura ruse goditën më herët lagjet në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 20 persona, sipas zyrtarëve lokalë. Ndër të tjera u bombardua një ndërtesë 20-katëshe në një pjesë qendrore të qytetit. Burimet e prokurorisë thonë se ndërtesa e lartë është goditur me bomba të drejtuara UMPB D-30. Të njëjtat bomba janë përdorur edhe në një sulm kundër një lokacioni tjetër, ku ka rënë zjarr në parkingje.

Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, është shpesh në shënjestër të forcave ruse, por në muajt e fundit sulmet janë intensifikuar dhe infrastruktura e rajonit ka pësuar dëme masive. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë se po kërkon të rrafshojë Kharkivin.

ukraine-rusi lufte zelensky

Sondazh

Poll