Bota

Ngjarje e paimagjinueshme në Athinë, harruan për gjashtë orë fëmijën 4 vjeç brenda autobusit të shkollës

Siç ka raportuar babai i fëmijës pranë autoriteteve, ai e ka dorëzuar fëmijën në autobuz të hënën rreth orës 8:00 për ta transferuar në kopsht.

14 Maj 2024, 20:43 Nga E. D
Ngjarje e paimagjinueshme në Athinë, harruan për gjashtë
foto ilustruese

ATHINË- Një incident që mund të ketë një përfundim tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Kifisi me një fëmijë vetëm 4.5 vjeç që ka mbetur i mbyllur për orë të tëra brenda një autobusi shkollor. Siç ka raportuar babai i fëmijës pranë autoriteteve, ai e ka dorëzuar fëmijën në autobuz të hënën rreth orës 8:00 për ta transferuar në kopsht.

Por duket se fëmijën e ka zënë gjumi në sediljet e pasme, kështu që askush nuk e ka vënë re se ai nuk ka dalë nga automjeti. Megjithatë fëmija ka qëndruar brenda autobuzit për rreth 6 orë ku rreth orës 14.00 është pikasur nga shoferi. Gjithashtu ndaj shoferit dhe punonjëses së shkollës është ngritur një dosje për rrezikim të të miturit, ndërsa hetimet policore janë duke vazhduar.

shkolle autobuz

Sondazh

Poll