Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 42-vjeçari gjerman në pikën kufitare Tre Urat

Mësohet se 42-vjeçari me inicialet D.J në dalje të vendit tonë ka tentuar të kalojë sasi kanabisi dhe sasi vaji po kanabisi.

14 Maj 2024, 13:41 Nga S.B
Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Arrestohet në pikën kufitare Tre Urat 42-vjeçari gjerman. Mësohet se 42-vjeçari me inicialet D.J në dalje të vendit tonë ka tentuar të kalojë sasi kanabisi dhe sasi vaji po kanabisi.

Si pasojë janë sekuestruar lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte gjermani. Me rastin do të merret Prokuroria Gjirkokastër.

Njoftimi i Policisë:

PKK Tre Urat

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike me vete (sasi dhe vaj cannabisi), arrestohet 42-vjeçari nga Gjermania.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe furgoni që drejtonte i arrestuari.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman D. J., 42 vjeç.

Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

pika kufitare droge

Sondazh

Poll