Aktualitet

Mbyllet protesta pas dy orësh, qytetarët largohen nga bashkia e Tiranës

Tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në të njëjtën datë dhe orë, konkretisht të martën në 11:00. 

14 Maj 2024, 13:07 Nga r.ll
Mbyllet protesta pas dy orësh, qytetarët largohen nga bashkia e
protesta

TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh protesta e zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme në të njëjtën datë dhe orë, konkretisht të martën në 11:00. 

Nuk kanë munguar molotovët dhe tensionet edhe në protestën e sotme. Qytetarët shkulën gardhin metalik të vendosur para bashkisë, ndërsa tentuan të çajnë kordonin policor dhe të futenin brenda institucionit.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka, por që duket se ky qëllim nuk u arrit. 

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll