Aktualitet

Tensione në protestën para bashkisë/ Qytetarët tentojnë të shkulin gardhin metalik, hedhin molotov drejt godines

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka.

14 Maj 2024, 12:30 Nga r.ll
Tensione në protestën para bashkisë/ Qytetarët tentojnë
pamje nga protesta

TIRANË- Qytetarët kanë tentuar të shkulin gardhin metalik para bashkisë së Tiranës, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës.

Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin molotov drejt policisë. 

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

proteste para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll