Bota

DASH për takimin Mitsotakis-Erdogan: Inkurajojmë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë ruajtjen e qetësisë në Egje dhe Mesdheun Lindor midis aleatëve tanë të NATO-s, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

14 Maj 2024, 08:15 Nga r.ll

DASH për takimin Mitsotakis-Erdogan: Inkurajojmë zgjidhjen e

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajojnë ruajtjen e qetësisë në Egje dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, thekson Departamenti i Shtetit pas përfundimit të takimit që kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të APE-MPE, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se prania amerikane në Egje e kombinuar me bashkëpunimin e SHBA-së me Athinën dhe Ankaranë forcon NATO-n dhe ndihmon për të përballuar agresionin rus.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë ruajtjen e qetësisë në Egje dhe Mesdheun Lindor mes aleatëve tanë të NATO-s. Puna e Shteteve të Bashkuara me Turqinë dhe Greqinë, si dhe prania jonë në Egje, forcon NATO-n dhe ndihmon në kundërshtimin e agresionit të Kremlinit kundër fqinjit të tij sovran, Ukrainës. Përpjekjet tona kolektive janë të përqendruara në përfundimin e luftës brutale dhe të paprovokuar të Moskës kundër Ukrainës”, tha ai.

Në këtë këndvështrim, ai shpjegoi se SHBA-të e mirëpresin takimin e fundit mes dy liderëve si aleatë dhe fqinjë të NATO-s.

"Ne inkurajojmë këto diskutime në të gjitha nivelet në mënyrë që Greqia dhe Turqia të mund të punojnë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.", tha përfaqësuesi i DASH. 

rexhep tajip erdogan kyriakos mitsotakis departamenti amerikan i shtetit

Sondazh

Poll