Bota

Tragjedi në Indi/ "Billboard"-i gjigand rrëzohet dhe zë poshtë njerëz e makina, shënohen 8 viktima, mbi 60 plagosen (VIDEO)

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në vend, pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz mbeten të bllokuar nën tabelën e rrëzuar.

13 Maj 2024, 19:37 Nga r.ll
Tragjedi në Indi/ "Billboard"-i gjigand rrëzohet dhe zë
tabela e rrezuar

INDI- Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë plagosur kur një billbord i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai (i njohur më parë si Bombay) në Indinë perëndimore .

Erërat e forta të stuhisë shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.

Videot e transmetuara nga rrjetet televizive indiane treguan tabelën metalike duke u lëkundur nga era e fortë përpara se të shembej dhe shtypte ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në vend, pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz mbeten të bllokuar nën tabelën e rrëzuar. Gjithashtu për shkak të motit të keq aeroporti ndërkombëtar ka pezulluar fluturimet për rreth një orë. 

indi stuhi ne mumbai

Sondazh

Poll