13 Maj 2024, 21:32
Nga r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë të hënën se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë. Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e partisë opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Mandati katërvjeçar i Qeverisë aktuale përfundon në mars të vitit 2025.
“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por të muajve, andaj unë jam i interesuar të diskutoj me PDK-në, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës, më mirë është në pranverë ose në vjeshtë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se do t’i vazhdojë diskutimet në këtë drejtim edhe me partitë tjera opozitare.
“Për mua nuk është thelbësore se a do të qeveris në këtë mandat edhe 10 muaj, tetë apo gjashtë muaj apo tre muaj. Është e rëndësishme të kemi një konsensus sa më të gjerë për muajin, datën e zgjedhjeve”., tha ai.
Kurti ka thënë se me Krasniqin kanë diskutuar edhe për rëndësinë e një komunikimi më të mirë në ditët në vijim, me qëllim të miratimit të 13 marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për t’u votuar në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i PDK-së, në anën tjetër, ka thënë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme.
“Ne nuk jemi në gjendje të mirë, Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnuar, rritje enorme të çmimeve, me paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk ju mjaftojnë familjeve kosovare të lidhin muajin me muaj”, ka thënë Krasniqi, duke kritikuar punën e Qeverisë aktuale edhe në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikës së jashtme.
Krasniqi ka thënë pas takimit me Kurtin se PDK-ja është e gatshme “të gjejmë një darkordim me të gjitha partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët”. PDK-ja e ka përcaktuar Bedri Hamzën si kandidat të saj për kryeministër në zgjedhjet e radhës./REL
albin kurti zgjedhje ne kosove memli krasniqi
Bota
13 Maj 2024, 21:18
r.ll
peter stano, siljanovska davkova
SHKUP- Këmbëngulja e presidentes së re maqedonase Siljanovska Davkova, për të përdorur refer...
Bota
13 Maj 2024, 20:22
r.ll
oliver varhelyi
SERBI- Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën n&e...
Bota
13 Maj 2024, 19:37
r.ll
tabela e rrezuar
INDI- Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë plagosur kur një billbord i madh ...
Bota
13 Maj 2024, 19:09
r.ll
joe biden, donald trump
SHBA- Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, l...
Bota
13 Maj 2024, 19:02
r.ll
BQK
KOSOVË- Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se e ka përmbyllur periudhën tremujore transitore për z...
Bota
13 Maj 2024, 18:48
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Belgjikë, ku një vajzë 14-vjeçare ësht&e...
Bota
13 Maj 2024, 18:27
S.B
Meghan dhe Diana
NIGERI- Udhëtimi i fundit i Meghan Markle në Nigeri me Princin Harry ka tërhequr vëmendjen, jo vetëm pë...
Bota
13 Maj 2024, 18:09
r.ll
michael cohen
SHBA- Ish-avokati i Donald Trump-it, Michael Cohen, filloi të japë sot dëshminë, mbi të cilën juria mund t&eum...
Bota
13 Maj 2024, 18:02
r.ll
patriarku serb porfirije
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar se e ka refuzuar kër...
Bota
13 Maj 2024, 17:52
r.ll
siljanovska davkova
SHKUP- “Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin 'Maqedoni', si...