13 Maj 2024, 18:02
Nga r.ll

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar se e ka refuzuar kërkesën e patriarkut serb Porfirije që të vizitojë Kosovën. Lajmi është bërë i ditur më herët gjatë ditës nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.
Petkoviç ka thënë se përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije është nisur të hënën drejt Kosovës për të marrë pjesë në Kuvendin e Shenjtë të Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Serbe në Patriarkanën e Pejës, ditën e martë.
“Në orën 1:30 pasdite, patriarku serb është dashur të kalojë pikën administrative të Merdares, për të shkuar në selinë shekullore të kryepeshpokëve dhe patriarkëve, mirëpo në momentin kur është dashur të kalojë pikën, ka ardhur ndalesa prej Prishtinës, me arsyetimin se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Petkoviç.
Ai ka thënë Zyra Ndërlidhëse e Beogradit, në përputhje me marrëveshjet dhe procedurat valide, e ka dërguar njoftimin për planet e vizitës në Pejë.
“Patriarku serb Porfirije, gjithmonë, në çdo rast dhe vend, bën thirrje për paqe dhe bashkëjetesë të serbëve dhe shqiptarëve në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Fatkeqësisht, këto janë vlera dhe mesazhe që askush në Prishtinë nuk i kupton”, ka thënë mes tjerash Petkoviç.
Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës - të shpallur në shkurt të vitit 2008 - prandaj dy vendet negociojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, për t'i normalizuar marrëdhëniet. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./REL
ministria e jashtme e kosoves patriarku serb porfirije
Bota
13 Maj 2024, 17:52
r.ll
siljanovska davkova
SHKUP- “Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin 'Maqedoni', si...
Bota
13 Maj 2024, 17:45
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Mospranim, dhunë psikologjike e fizike, diskriminim. Personat e komunitetit LGBTI+ (lesbiket, homoseksualët, biseksu...
Bota
13 Maj 2024, 17:40
S.B
pamje nga ngjarja
KAZAKISTAN- Ish-ministri i financave i Kazakistanit u dënua ditën e sotme me 24 vite burg për vrasjen e gru...
Bota
13 Maj 2024, 17:26
S.B
pamje nga ngjarja
KOLUMBI- Një video u bë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të inte...
Bota
13 Maj 2024, 16:51
S.B
Charles dhe William
MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles i ka dorëzuar djalit të tij Princit William një rol prestigjioz në Ko...
Bota
13 Maj 2024, 16:08
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një seri shpërthimesh të kontrolluara do të përdoren për të ndarë anijen e mallrave Da...
Bota
13 Maj 2024, 15:35
S.B
pamje nga ngjarja
SPANJË- Një turiste britanike gjysmë e zhveshur, u konfliktua fizikisht me dy gra të tjera jashtë një ...
Bota
13 Maj 2024, 14:43
S.B
Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles vizitoi Muzeun Ajror të Ushtrisë në Hampshire dhe b&e...
Bota
13 Maj 2024, 14:28
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Kompani të mëdha japoneze, amerikane dhe tajvaneze renditen në mesin e pesë prodhuesve më të mirë...
Bota
13 Maj 2024, 13:23
N.F
Negociatorët e Serbisë dhe Kosovës
BRUKSEL- Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të ulen sërish këtë...