Bota

VIDEO/ E pazakontë në Kolumbi, gruaja lëpin gjakun e viktimave të aksidentuar, akuzohet për ritual shtrigash

Në një ngjarje që ndodhi në Santander, një qytet kolumbian, një grua e çuditshme shfaqet në një skenë të papritur.

13 Maj 2024, 17:26 Nga S.B
VIDEO/ E pazakontë në Kolumbi, gruaja lëpin gjakun e viktimave
pamje nga ngjarja

KOLUMBI- Një video u bë virale në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit nëpër botë. Në një ngjarje që ndodhi në Santander, një qytet kolumbian, një grua e çuditshme shfaqet në një skenë të papritur.

Në Santander, disa persona kishin humbur jetën në një aksident tragjik në të cilin ishte përfshirë edhe një fëmijë, por që fatmirësisht shpëtoi i gjallë me një krah të thyer si plagën e tij të vetme. Sipas Noticias Caracol, viktimat e aksidentit u identifikuan si Bryan Fandino dhe Harol Rodriguez, dy motoçiklistë që vdiqën pasi u përplasën me njëri-tjetrin.

Në video shfaqet një grua në vendngjarje në të cilin ka njerëz të vdekur në tokë dhe në vend që të ndihmojë, ajo përkulet dhe lëpin gjakun e dy viktimave të derdhur në rrugë. Përdoruesit e internetit komentuan menjëherë sjelljen e çuditshme të gruas, duke vënë në dukje atë si një rit të mundshëm apo një ritual me të cilin fitohet rinia e përjetshme.

Shumë të tjerë e cilësuan si një rit shtrigash, por autoritetet kolumbiane nuk kanë bërë asnjë reagim mbi këtë gjest të çuditshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by PRENSA NEWS CO (@prensanewsco)

kolumbi aksident

Sondazh

Poll