Insights

Unë e akuzoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë se vjedh…

4 Mars 2019, 18:38 Nga DOSJA
Unë e akuzoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë se

Unë e akuzoj Akademinë e Shkencave të Shqipërisë se vjedh…

…rezultatet e kërkimit shkencor të institucioneve të tjera universitare dhe shkencore të vendit!

Ata duan një Akademi Shkencash të plakur nga vitet e natyrshme të moshës, unë mendoj se ka vend që të hapen dyert për brezin e mesëm dhe më të ri të dijetarëve shqiptarë.

Ata mendojnë se Akademia e Shkencave duhet të jetë një kala e mbyllur, unë mendoj që ajo duhet të hapet fuqishëm drejt komunitetit shkencor të vendit si në numur ashtu edhe në mendësi e veprimtari.

Ata duan një Akademi Shkencash që nuk jep produkt dhe që vjedh në fakt rezultatet shkencore të institucioneve shkencore të tjera të vendit, unë mendoj për një Akademi Shkencash që të jetë shtëpia e përbashkët e intelektualëve shqiptarë ku këta në bashkëpunim me shoqërinë civile, me fuqinë publike, me të gjitha forcat emancipuese të shoqërisë të ndërtojnë metashkencën, pra strategjitë e zhvillimit shkencor dhe teknologjik e intelektual të kombit dhe të shoqërisë shqiptare.

Ata kanë një akademi ku sallat përdoren jo pak si mjedise funerale, unë dua një Akademi që t’i iki aroma e mortit por të gjallojë dija e gëzuar!

Ata duan një akademi ku të botojnë për vete dhe miqtë dhe të marrin honorare të majme për libra të pashitur, të pashpërndarë, të palexuar, unë dua një akademi ku informacioni të qarkullojë në të gjitha platformat dixhitale dhe off line.

Ata duan si deri sot një Akademi Shkencash ku privilegjet merren pa punë, ku gati një e treta e akademikëve është e punësuar në administratën e saj, kurse unë përfytyroj një Akademi ku të gjithë të jenë të barabartë, një Akademi Shkencash ku anëtari i saj të jetë atje ku formësohet rezultati i punës shkencore, atje ku ngjizet dhe avancon dija.

Nuk është fjala vetëm të reformohet Akademia e Shkencave si institucion, sikurse e kupton atë ngushtë grupi që i ka marrë frymën Akademisë të Shkencave. Eshtë fjala për të reformuar paradigmat e shkencave albanologjike, për të reformuar gjuhën shkencore shqipe, për të rindërtuar marrëdhëniet midis shkencës, shoqërisë, politikës, për të reformuar strategjitë e edukimit shkencor të brezit të ri si edhe drejtimet e rritjes të intelegjencës tonë si komb në kushtet kur bota e përparuar po ecën drejt inteligjencës artificiale, kozmosit, dhe nanoteknologjive.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione akademia e shkencave vjedh artan fuga akademia e shkencave vjedh artan fuga

Sondazh

Poll

Insights 4 Mars 2019, 15:15

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

Insights 4 Mars 2019, 10:12

Identiteti nën kurthin e shijeve

Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej ne...

Insights 3 Mars 2019, 12:58

Dhurata më e bukur që pranova nga një femër

I thelluar në biseda të ndryshme socio-ekonomike me një mik timin në një pastiçeri afër sheshit të Prishtinës, papritmas shfaqet një femër rreth të 50-ve...

Insights 2 Mars 2019, 18:29

Samiti i Diasporës, kjo farsë

67 milionë lekë (afro 500 mijë Euro), është kostoja që na kushton ne, taksapaguesve të Republikës së Shqipërisë, Samiti i Dytë i Diasporës, organizuar nga qever...

Insights 2 Mars 2019, 18:24

Historia që përsërit vetveten…

Qarkullon nje histori e cila ka si personazh ish kryeministrin Aleksander Meksi. Nje burre i nderuar, e nje kryeminister i mencur qe udhehoqi proceset me delika...

Insights 2 Mars 2019, 13:38

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të t...