Bota

25-vjetori i Masakrës së Korishës në Prizren, Osmani: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja

Osmani shkruan gjithashtu se ngjarje të tilla sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë.

13 Maj 2024, 11:59 Nga B.Z
25-vjetori i Masakrës së Korishës në Prizren, Osmani:
Vjosa Osmani

KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar këtë të hënë  25-vjetorin e Masakrës së Korishës në Prizren, ku u regjistruan dhjetëra viktima mes tyre edhe fëmijë. Në një reagim zyrtar Osmani shprehet se qëllimi i Serbisë ishte shfarosja. Ajo shkruan se ngjarje të tilla sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndërsa shton se angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc. Barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosje. Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, thuhet në reagim.

vjosa osmani serbi masaker

Sondazh

Poll