Bota

Zjarrvënia me tre viktima në Buenos Aires, Aktivistët: Krim urrejtjeje ndaj homoseksualëve!

Ngjarja ndodhi më 6 maj të këtij viti, ku një 62-vjeçar për arsye ende të paqarta hodhi një mjet ndezëz molotov në një ndërtesë ku qëndronin disa familje, që ksihin marrë disa hyrje me qera. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën tre gra përkatësisht të moshave  43 dhe 52-vjeç.

13 Maj 2024, 11:07 Nga B.Z
Zjarrvënia me tre viktima në Buenos Aires, Aktivistët: Krim
Pamje nga zjarrvënia

BUENOS AIRES - Aktivistët e komuniteti LGBTI+ kanë reaguar ashpër pas vrasjes së tre grave fundjavën e kaluar në Buenos Aires, duke e cilësuar si "krim urrejtje". Ngjarja ndodhi më 6 maj të këtij viti, ku një 62-vjeçar për arsye ende të paqarta hodhi një mjet ndezëz molotov në një ndërtesë ku qëndronin disa familje të komunitetit LGBTI, që kishin marrë disa hyrje me qera. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën tre gra përkatësisht të moshave  43 dhe 52-vjeç.

Familjet që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar, ndërsa autori i sulmit është vënë në pranga nga policia vendase. Ende nuk dihet arsyeja e sulmit, ndërsa Federata LGBTI+ dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e konsideruan atë një “krim urrejtje”, duke shkaktuar kështu përplasje të ashpra verbale në rrjete sociale.

buenos aires zjarr

Sondazh

Poll