Bota

Bullgaria reagon pas deklaratës së Davkovës: S’pranojmë deklarata që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse.

13 Maj 2024, 10:56 Nga B.Z
Bullgaria reagon pas deklaratës së Davkovës:
Rumen Radev

BULLGARIA - Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka reaguar pas deklaratës së presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ju referua vendit të saj si “Maqedoni”. Në reagimin e tij Radev shprehet se, Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). 

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse.

“Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga ato të miratuara nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave me BE-në, si informacion për institucionet përgjegjëse në RMV, nuk do të rishikohet”, thonë nga shërbimet e shtypit të presidentit bullgar.

bullgari maqedoni e veriut rumen radev

Sondazh

Poll