Bota

Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, arrestohet 50-vjeçari në Selanik

Sipas informacioneve, e mitura ia ka bërë të ditur hallës së saj se çfarë po përjetonte nga i akuzuari dhe më pas kanë bërë denoncim në polici.

13 Maj 2024, 09:26 Nga B.Z

 

Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres, arrestohet
Foto ilustruese

GREQI - Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Selanik, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. Sipas raportimit të mediave vendase, rasti ka ndodhur një vit më parë në zonën e Poliçnit, ku 50-vjeçari ka përfituar nga lidhja e dashurisë që kishte me nënën e një të miture 11-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me të. Sipas informacioneve, e mitura ia ka bërë të ditur hallës së saj pak kohë më parë se çfarë kishte përjetuar nga i akuzuari dhe më pas kanë bërë denoncim në polici.

Si pasojë 50-vjeçari është vënë në pranga nga autoritetet dhe nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy magazina dixhitale dhe një celular, të cilat janë dërguar në Drejtorinë e Krimeve për ekzaminim laboratorik. Ndaj 50-vjeçarit u ngrit një dosje për veprat e fyerjes së dinjitetit seksual, akteve seksuale përballë të miturve, keqpërdorim i të miturve dhe kanosje. Ndërkohë dosja e dorëzuar nga zyrtarët policorë të Nëndrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve do t'i dorëzohet prokurorit kompetent për veprime të mëtejshme proceduriale.

arrestim selanik abuzim seksual

Sondazh

Poll