Bota

FOTO/ Zbulohet objekti më vdekjeprurës në botë, kushdo që e shikon apo ekspozohet për 5 minuta vdes brenda dy ditëve

Vetëm 300 sekonda në dhomën e ashtuquajtur 'Këmba e Elefantit' do t'ju lënë vetëm dy ditë jetë.

11 Maj 2024, 12:11 Nga S.B
FOTO/ Zbulohet objekti më vdekjeprurës në botë, kushdo
pamje nga ngjarja

UKRAINË- Mund të ngjajë e mbinatyrshme, por ekziston një objekt shumë real aq vdekjeprurës sa që edhe ta shikosh mund të të vrasë. Vetëm 300 sekonda në dhomën e ashtuquajtur 'Këmba e Elefantit' do t'ju lënë vetëm dy ditë jetë.

Ky mister vdekjeprurës është një gungë llave e ngurtësuar 2 metra e gjerë e formuar nga bërthama e shkrirë e reaktorit bërthamor të Çernobilit. Për shkak të rrezatimit intensiv, vetëm një pjesë e vogël e fotografive të ‘këmbës së Elefantit’ janë mundur të kapen.

FOTO/ Zbulohet objekti më vdekjeprurës në botë, kushdo
'Këmba e Elefantit'

Edhe tani, gati 40 vjet që nga shkrirja, hyrja në dhomë mund të jetë vdekjeprurëse dhe kërcënimi mund të vazhdojë për shekujt e ardhshëm. Më 26 prill 1986, reaktori numër 4 në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë përjetoi një rritje të papritur të energjisë.

Shumë shpejt uji ftohës u avullua, duke rritur presionin derisa vetë reaktori shpërtheu në katastrofën më të keqe bërthamore në historinë njerëzore. Atë vjeshtë, ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të frenuar rrezatimin, ata zbuluan se një dhomë poshtë reaktorit ishte bërë një nga vendet më të rrezikshme në planet.

Një masë koriumi, e cila ra në korridorin e avullit poshtë reaktorit, u bë e njohur si Këmba e Elefantit për shkak të formës së saj të veçantë. Në vitin 1986, këmba e elefantit nxirrte 10,000 rentgenë (një masë rrezatimi) në orë - rreth 1,000 herë më shumë se doza e nevojshme për t'ju dhënë kancer.

FOTO/ Zbulohet objekti më vdekjeprurës në botë, kushdo
'Këmba e Elefantit'

Në 30 sekonda ekspozim, kushdo që e provon do të haset me marrjamendje dhe lodhje brenda një jave. Pas dy minutash në dhomë, qelizat e një njeriu fillojnë hemorragjinë dhe në katër minuta shkaktohen të vjella, diarre dhe ethe.

Pas vetëm pesë minutash një njeri mund të vdesë dy ditë më vonë. Megjithatë, edhe 500 sekonda ekspozim do të shkaktonte sëmundje të butë rrezatimi ndërsa një orë do të ishte fatale.

Ndërsa materiali bërthamor po ftohet ngadalë, ka të ngjarë të mbetet i rrezikshëm për shumë vite të tjera.

ukraine kemba e elefantit

Sondazh

Poll