Bota

Përmbytjet në Afganistan/ OKB: Mbi 200 të vdekur dhe mijëra të pastrehë

Ministria e mbrojtjes shtoi gjithashtu se personeli i urgjencës është vendosur në zonat e prekura dhe po nxiton për të shpëtuar njerëzit e plagosur dhe të bllokuar.

11 Maj 2024, 11:46 Nga E. D
Përmbytjet në Afganistan/ OKB: Mbi 200 të vdekur dhe mijëra
foto ilustruese

AFGANISTN-Më shumë se 200 njerëz u vranë dhe mijëra shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan në provincën Baghlan kur shirat e dendur të premten shkaktuan përmbytje masive. 

"Vetëm në rrethin Baghlani Jadid, deri në 1,500 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan dhe më shumë se 100 njerëz vdiqën," tha një drejtues i përgjigjes emergjente të IOM-it, duke cituar shifra nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Afganistanit. 

Ndërsa zyrtarët e qeverisë talebanë thanë se 62 persona kishin vdekur që nga mbrëmja e së premtes. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha se qindra bashkëqytetarë tanë u janë nënshtruar këtyre përmbytjeve katastrofike në një deklaratë në "X" pa diferencuar numrin e të vdekurve dhe të plagosurve

Shirat të premten shkaktuan gjithashtu dëme të mëdha në provincën verilindore Badakhshan, provincën qendrore Ghor dhe Heratin perëndimor. Ministria e mbrojtjes shtoi gjithashtu se personeli i urgjencës është vendosur në zonat e prekura dhe po nxiton për të shpëtuar njerëzit e plagosur dhe të bllokuar. Afganistani, i cili kishte një dimër relativisht të thatë, duke e bërë më të vështirë për tokën thithjen e reshjeve, është shumë i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike. 

 

afganistan permbytjet viktima te plagosur

Sondazh

Poll