Bota

Ortek në Amerikë, humbin jetën dy skiatorë

Ndërsa skiatori i shtruar në spital po trajtohej për lëndime të lehta pasi ishte në gjendje të dilte nga bora dhe u përpoq të shpëtonte dy miqtë e tij përpara se të thërriste për ndihmë. 

10 Maj 2024, 20:43 Nga E. D
Ortek në Amerikë, humbin jetën dy skiatorë
foto ilustruese

Dy skiatorë u vranë dhe një i tretë u shtrua në spital pas një orteku në Lone Peak të Utah të enjten, sipas Departamentit të Policisë së Unifikuar të Salt Lake City. Viktimat e ndjera ishin dy burra, të moshës 32 dhe 23 vjeç. Ndërsa skiatori i shtruar në spital po trajtohej për lëndime të lehta pasi ishte në gjendje të dilte nga bora dhe u përpoq të shpëtonte dy miqtë e tij përpara se të thërriste për ndihmë. 

Gjithashtu autoritet thanë  se profesionistët e kërkim-shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit sepse kushtet e ortekëve janë shumë të rrezikshme. 15 vdekje kapasur nga ortekët në SHBA në sezonin 2023-2024  duke përfshirë dy nga aksidenti i së enjtes  sipas Qendrës së Informacionit të Ortekut të Kolorados. 

ortek

Sondazh

Poll