Bota

Guterres : Një sulm tokësor izraelit në Rafah do të shkaktonte një katastrofë masive humanitare

Ndërsa dje një raund bisedimesh indirekte që synonin një armëpushim midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, pas shtatë muajsh lufte, përfundoi pa marrëveshje në Kajro. 

10 Maj 2024, 16:43 Nga E. D
Guterres : Një sulm tokësor izraelit në Rafah do të
 Antonio Guterres

RAFAH- Sekratari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralamëroi sot se një sulm tokësor izraelit në Rafah do të çonte në katastrofë masive humanitare, pasi negociatorët izraelitë dhe të Hamasit u larguan nga bisedimet e armëpushimit në Kajro pa një marrëveshje.

"Një sulm masiv tokësor në Rafah do të çonte në një katastrofë masive humanitare dhe do t'i jepte fund përpjekjeve tona për të mbështetur popullatat ndërsa uria kërcënon. Ne kemi qenë të angazhuar në mënyrë aktive me të gjitha palët e interesuara për të rifilluar kalimin e furnizimeve kritike duke përfshirë karburantin shumë të nevojshëm përmes kalimeve Rafah dhe Kerem Shalom," tha Guterres gjatë një vizite në Nairobi. 

Gjithashtu Izraeli ka shtuar sot sulmet dhe zjarrin e artilerisë në Rripin e Gazës, kryesisht në Rafah. Ndërsa dje një raund bisedimesh indirekte që synonin një armëpushim midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, pas shtatë muajsh lufte, përfundoi pa marrëveshje në Kajro. 

Gjithashtu presidenti i SHBA Joe Biden kishte kërcënuar fillimisht se do të ndalonte dërgesat e armëve për Izraelin, nga i cili Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi kryesor ushtarak, nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zbatonte kërcënimin e tij për të sulmuar Rafahun.

 antonio guterres

Sondazh

Poll