Bota

Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Gjithashtu Sergei Sobyanin tha se droni u rrëzua mbi distriktin Podolsk në jug të kryeqytetit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.

10 Maj 2024, 15:38 Nga E. D
Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë
foto ilustruese

MOSKË- Kryebashkiaku i Moskës ka njoftuar se një dron ukrainas ka fluturuar mbi jugun e qytetit. Gjithashtu Sergei Sobyanin tha se droni u rrëzua mbi distriktin Podolsk në jug të kryeqytetit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Megjithatë forcat ukrainase kanë lëshuar pesë dronë mbi zonën e Moskës dhe mbi rajonet Bryansk dhe Belgorod në kufi me Ukrainën,

Sipas vlerësimit të një zyrtari të NATO-s, Ukraina ka ndërprerë 15 për qind të kapacitetit të përpunimit të naftës së Rusisë, ndërsa ka shtuar sulmet me dronë përtej kufirit. Vetëm dje, Kievi tha se një dron ka udhëtuar 1,500 kilometra në Rusi për të goditur një fabrikë të madhe të përpunimi të naftës në Bashkortostan. Pasi që sulmet me dronë që synojnë Moskën janë më të rralla, këto të fundit thuhet të shfaqin shenja të përparimit të ushtrisë ukrainase dhe aftësisë së tyre për të goditur më thellë armikun

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll