Bota

Policia shkatërroi kampet e aktivistëve pro-palestinezë në universitetet e Massachusetts dhe Pensilvanisë

Gjithashtu universitetet amerikane janë tronditur prej javësh nga protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza.

10 Maj 2024, 15:52 Nga E. D
Policia shkatërroi kampet e aktivistëve pro-palestinezë në
pamje nga protestat

SHBA- Policia ndërhyri në orët e para të ditës së sotme në kampet e protestuesve pro-palestinezë në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Universitetin e Pensilvanisë, dy nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në SHBA, dhe bëri disa arrestime. 

“Me kërkesën time, shumë herët këtë mëngjes, kampi në Kresgi Green u shpërbë. Njerëzit në kamp në atë kohë u paralajmëruan katër herë se ose duhet të largoheshin ose të përgatiteshin për tu arrestuar. 10 të mbeturit nuk i rezistuan arrestimit dhe u nxorën në heshtje nga kampi nga oficerët e policisë së MIT dhe më pas jashtë kampusit për të dhënë detajet e tyre," tha Sally Kornbluth, presidentja e MIT, pranë Bostonit. 

Ndërsa një kampim i ngjashëm në Universitetin e Pensilvanisë në Filadelfia u shpbrbe gjithashtu nga policia para agimit. Dhjetra oficerë policie, me veshje të plotë, shkuan në vend dhe u dhanë aktivistëve dy minuta për t'u larguar, duke paralajmëruar se ata do të arrestoheshin nëse nuk do ta bënin,

Gjithashtu universitetet amerikane janë tronditur prej javësh nga protestat kundër luftës së Izraelit në Gaza. Në shumë raste administratat e universiteteve thërrasin policinë për të prishur kampet dhe për të larguar protestuesit me dhunë.

protesat pro-palestineze

Sondazh

Poll