Aktualitet

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

9 Maj 2024, 17:31 Nga B.Z
Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS - Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të enjte në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Nga raportimet paraprake nuk njoftohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja ka mundur të neutralizojë flakët. Pritet një reagim nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rastit.

zjarr apartament durr

Sondazh

Poll