Aktualitet

FOTO/ Devijoi pistën e hetimeve për vdekjen e Alma Arrazit dhe 3 fëmijët, ja ku u gjet kukulla që dyshohet se i përket njërës prej vajzave

Ndryshimi i pistës së hetimeve vjen pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

9 Maj 2024, 14:50 Nga M.B
FOTO/ Devijoi pistën e hetimeve për vdekjen e Alma Arrazit dhe 3
Nëna me fëmijët

SHKODRA- Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja tragjike e shkodrës ku tashmë autoritetet thonë se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj nuk janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës për t'i dhënë fund jetës. Ndryshimi i pistës së hetimeve vjen pasi një kukull e dyshuar se ishte e njërës prej vajzave të Alma Arrazit zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është çuar për t’i bërë analizën e AND-së nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur të Alma Arrazit. Kukulla e gjetur në breg poshtë urës, bëri që forcat RENEA nga fshati Darragjat ku u gjet vajza 9-vjeçe të përqëndrojnë kërkimet e tyre në këtë vijë ujore të lumit. Vetëm pak metra më tutje, tek pinarët u gjet trupi i pajetë i vajzës 8-vjeçare.

Jo shumë larg nga pinarët, në një largësi prej afro 2-3 kilometër në afërsi të Oblikës në Anën e Malit u gjet edhe trupi i djalit 4-vjeçar dhe rreth 35 kilometër nga aty përballë fshatit Pentar në ujërat që i përkasin Malit të Zi u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit.

alma arrazi

Sondazh

Poll