9 Maj 2024, 16:46
Nga E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë.
Ai i bëri këto komente në një konferencë për media në Kiev, së bashku me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti.
“Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky.
“Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai.
Në fund të prillit, trupat ukrainase u tërhoqën nga tri fshatra lindore dhe udhëheqësit ushtarakë thanë se situata në front është përkeqësuar.
Vendimi i SHBA-së, muajin e kaluar, për të miratuar një ligj për ndihma ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, u mirëprit nga Kievi.
Megjithatë, shumë njësi ushtarake raportohet se nuk kanë marrë ende armë të reja.
Zelensky tha se rritja e prodhimit vendas të dronëve dhe predhave të artilerisë, e ka ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër sulmeve të vazhdueshme ruse.
Por, ai pranoi nevojën e Ukrainës për më shumë trupa, duke thënë se mungesa e forcave është duke krijuar një “situatë të vështirë” pranë Avdivkës - një qytet që ka rënë tashmë nën kontrollin rus - dhe Pokrovskut, i cili është ende në duart e Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimn në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Që atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.REL
volodymyr zelenskyy
Bota
9 Maj 2024, 16:22
E. D
Vilde Holm Raggan
NORVEGJI- Vilde Holm Raggan, 30 vjeç, nga Bærum, Norvegji kishte mbetur e traumatizuar kur teksa prekte gjoksin pasi e kisht...
Bota
9 Maj 2024, 16:02
B.Z
Pamje nga sulmet
GAZA - Sulmet e fundit izraelite në Rafah, kanë çuar në mbylljen e disa prej qendrave mjekësore që deri m&...
Bota
9 Maj 2024, 15:48
E. D
foto nga vendngjarja
BRAZIL- Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në shtetin brazilian Rio Grande do Sul pas përmbytjeve d...
Bota
9 Maj 2024, 15:44
E. D
foto ilustruese
TURQI- Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin ka të ngjar&e...
Bota
9 Maj 2024, 15:41
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Vetëm disa ditë pasi urdhëroi stërvitje ushtarake me armë taktike bërthamore, presidenti rus, Vladimir ...
Bota
9 Maj 2024, 14:52
N.F
KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën, për fitoren e saj në raundin e dytë të zg...
Bota
9 Maj 2024, 14:45
N.F
Escobar dhe Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës mohoi çfarëdo sugjeri...
Bota
9 Maj 2024, 14:39
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Ba...
Bota
9 Maj 2024, 14:13
N.F
Qenushët e lyer si panda
KINË- Një kopsht zoologjik kinez është akuzuar se ka lyer qentë bardhë e zi në një p&...
Bota
9 Maj 2024, 14:15
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë t&eu...