Bota

Implantet e gjoksit i shpërthyen duke e lënë të traumatizuar, 30-vjeçarja në Norvegji tregon tmerrin që ka përjetuar

30-vjeçarja tregon se kishte vendosur implantet kur ishte më e re dhe e pasigurtë te vetja, por më vonë ajo nuk i pëlqente më  dhe nuk ndjehej mirë  kur njerëzit i bënin komplimente për to.

9 Maj 2024, 16:22 Nga E. D
Implantet e gjoksit i shpërthyen duke e lënë të
Vilde Holm Raggan

NORVEGJI- Vilde Holm Raggan, 30 vjeç, nga Bærum, Norvegji kishte mbetur e traumatizuar kur teksa prekte gjoksin pasi e kishte zmadhuar me një ndërhyrje estetik, një prej tyre i shpërtheu duke i rrjedhur lëng.

“Po shtypja pak gjokset e mia për t’i provuar disa vjet pas operacionit kur papritur një nga implantet nisi të rridhte. Mendova se duhet të thërres doktorin. Ç’është kjo kështu! Më pak u zotova ta dua veten ashtu siç jam, pa ndryshime," tha ajo. 

30-vjeçarja tregon se kishte vendosur implantet kur ishte më e re dhe e pasigurtë te vetja, por më vonë ajo nuk i pëlqente më  dhe nuk ndjehej mirë  kur njerëzit i bënin komplimente për to. Gjithashtu ajo me pas vendosi qe të hiqte implantet nga gjinjtë.  Pas heqjes së implanteve të saj Vilde i shfaqte ato në rrjetet sociale duke thënë se është shumë më e lumtur me trupin e saj.

“Këtë e bëra kur isha e re, sepse isha shumë e pasigurtë, e urreja trupin tim dhe mendoja se kjo plastika do të më shpëtonte nga ankthi. Por nuk ishte kështu pasi kisha më shumë turp të zhvishesha me djemtë pasi duhet t’i shpjegova se kisha gjokse të rreme. Ku dikush më bënte një kompliment unë turpërohesha dhe i thoja, ‘jo, jo, janë të rreme, nuk janë të miat!’ Është e çuditshme sepse doja t’i hiqja që në momentin që i vura. Tani që jam gati 30 vjeç mora guximin dhe i hoqa, nga e dua vërtet veten, nuk vendos më mbeturina në trupin tim," shtoi Vilde Holm Raggan. 

Megjithatë ka dy loje implantesh estetike të femrave, ato të salikonit dhe ato saline. Të parat përdoren më shpesh dhe rezistojnë më shumë duke mos u rrudhur apo humbur formën. Sipas ekspertëve ato mund të shkaktojnë infeksione ose gunga në gjoksin e grave. Ndërsa implantet saline kanë më shumë gjasa për të rrjedhur apo humbur formën me kalimin e kohës, ndërsa solucioni tyre absorbohet pa probleme nga trupi.

 

vilde holm raggan

Sondazh

Poll