Bota

Presidentja e parë në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron Davkovën për fitoren: Mezi pres të punojmë për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve

Ajo më tej u shpreh se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Osmani tha se mezi pret që të punojë me Davkovën për të arritur qëllime të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut.

9 Maj 2024, 14:52 Nga N.F

Presidentja e parë në Maqedoninë e Veriut, Osmani uron

KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën, për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Osmani uroi homologen maqedonase, e cila po ashtu është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut.

Ajo më tej u shpreh se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Osmani tha se mezi pret që të punojë me Davkovën për të arritur qëllime të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Urime Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punojmë për të arritur qëllime të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkruan Osmani. 

kosova maqedonia e veriut osmani

Sondazh

Poll