Bota

VIDEO/ Nuk kanë fund problemet, rrëzohet një tjetër avion "Boeing", plagosen 11 persona në Senegal

Mësohet se avioni doli nga pista gjatë ngritjes nga aeroporti Dias pranë Dakarit dhe u rrëzua. Nga ky aksident janë plagosur 11 persona ndër të cilët 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

9 Maj 2024, 13:35 Nga N.F
VIDEO/ Nuk kanë fund problemet, rrëzohet një tjetër avion
Aksidenti

SENEGAL- Një tjetër incident është regjistruar me një avion Boeing i cili ishte marrë me qira nga Air Senegal. Mësohet se avioni doli nga pista gjatë ngritjes nga aeroporti Dias pranë Dakarit dhe u rrëzua. Nga ky aksident janë plagosur 11 persona ndër të cilët 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas BBC , piloti u plagos lehtë, ndërsa shumica e 78 pasagjerëve në fluturim nuk u lënduan rëndë. Aksidenti vjen vetëm një ditë pasi një tjetër avion Boeing - një mallrash FedEx 767 - bëri një ulje makthi në Turqi pasi pajisjet e tij të uljes dështuan.Boeing është nën "mikroskop" mes polemikave në rritje për problemet e sigurisë dhe dyshimet për çështjet e kontrollit të cilësisë.

aksident boeing senegal

Sondazh

Poll