Aktualitet

U kap me doza kanabisi gati për shitje në Fierzë, arrestohet 37-vjeçari

Sipas policisës, dyshohet se droga kishte qëllim shitjen në zonën e Fierzës.

8 Maj 2024, 14:49 Nga M.B
U kap me doza kanabisi gati për shitje në Fierzë, arrestohet
Foto ilustruese

KUKËS- Një 37-vjeçar u arrestua pasi në aksin rrugor “Bajram Curri-Lekbibaj“, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 126 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që ishte ndarë në sasi më të vogla. Sipas policisës, dyshohet se droga kishte qëllim shitjen në zonën e Fierzës.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 4 celularë. Ndërkohë u procedua në gjëndje të lirë një 55-vjeçar i cili ishte pasagjer në makinë.

droge policia

Sondazh

Poll