Bota

Shembja e urës në Baltimore, gjendet pas më shumë se një muaj trupi i pajetë i viktimës së gjashtë

"Dali", një anije me kontejnerë 300 metra e gjatë, goditi një skelë në urën Francis Scott Key të Baltimores më 26 mars, duke shkaktuar shembjen e saj. Viktima, trupi i të cilit u gjet dje, u identifikua nga autoritetet si Jose Minor Lopez, një punëtor 37-vjeçar nga Baltimore.

8 Maj 2024, 11:08 Nga N.F
Shembja e urës në Baltimore, gjendet pas më shumë se
Shembja e ures

SHBA- Autoritetet amerikane kanë nxjerrë trupin e viktimës së fundit nga shembja e një ure në Baltimore. Nga shembja e urës mbetën te vdekur gjashtë persona ngjarje e cila u regjistrua në fund të marsit.

"Dali", një anije me kontejnerë 300 metra e gjatë, goditi një skelë në urën Francis Scott Key të Baltimores më 26 mars, duke shkaktuar shembjen e saj. Viktima, trupi i të cilit u gjet dje, u identifikua nga autoritetet si Jose Minor Lopez, një punëtor 37-vjeçar nga Baltimore.

“Sot, Jose Minor Lopez, viktima e gjashtë dhe e fundit e zhdukur, u gjet”, tha kryetari i bashkisë së Baltimores Brandon M. Scott për Platformën X. Puna për të rihapur plotësisht kanalin do të vazhdojë. Shembja e urës çoi në një bllokim të pjesshme të transportit detar në një nga portet më të ngarkuara të vendit. FBI dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit hapën një hetim për aksidentin.

 

baltimore shba shembja e ures

Sondazh

Poll