Bota

Rusët bombardojnë gabimisht territorin e tyre, shkatërrohen mbi 30 shtëpi në Belgorod

Mësohet se aeroplanët rusë po kryenin sulm me bomba në verilindje të qytetit ukrainas Kharkiv, kur gabimisht lëshuan municione dhe raketa mbi Belgorod.

8 Maj 2024, 09:06 Nga M.B
Rusët bombardojnë gabimisht territorin e tyre, shkatërrohen mbi
Foto ilustruese

RUSIA- Rusia ka bombarduar sërish territorin e saj në afërsi të vijës kufitare me Ukrainën. Mësohet se aeroplanët rusë po kryenin sulm me bomba në verilindje të qytetit ukrainas Kharkiv, kur gabimisht lëshuan municione dhe raketa mbi Belgorod.

Rajoni përgjatë kufirit me Ukrainën në verilindje, ka pësuar shumë nga gabimet e tilla të ushtrisë ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, ka thënë se bomba ka rënë në një zonë të banuar dhe ka shpërthyer.

Vyacheslav Gladkov, guvernator i rajonit të Belgorodit ka thënë se shpërthimi në qytetin rus la të lënduar pesë persona. Deri më tani sipas rusëve nuk ka të vdekur, ndërsa mbi 30 shtëpi dhe 10 makina janë dëmtuar nga shpërthimi i bombës.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll