Bota

"Morën hak" pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, hakerët rus sulmojnë faqet e institucioneve të Kosovës

Sipas njoftimit nga qeveria, objekt i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.

8 Maj 2024, 09:19 Nga r.ll
"Morën hak" pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes,
foto ilustruese

KOSOVË- Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës së djeshme nuk kanë qenë në funksion.

Sipas njoftimit nga qeveria, objekt i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion. Këto faqe janë sulmuar, siç ka njoftuar për RTKLive, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas deklaratave që ai i ka dhënë kundër Rusisë.

“Ky grup i hakerëve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ndodhet në Poloni në Konferencën e mbrojtjes "Defense 24".

Në reagimin e hakerëve rus përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

"Morën hak" pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes,
mesazhi

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë...”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci. Një ditë më parë dy qytetarë rus janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vend nëpërmjet rrugëve ilegale.

kosove hakerat ruse

Sondazh

Poll