Aktualitet

Shtohen kriteret për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave, rregullat e reja hyjnë në fuqi nga 1 janari 2025

Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se për operatorët e biznesit ushqimor rritës të filizave në stabilimente, dhënia e lejes për ngritjen e tyre do të kërkojë përmbushje të plotësimit të disa kushteve të reja.

7 Maj 2024, 17:28 Nga M.B
Shtohen kriteret për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të
Foto ilustruese

TIRANA- Nga 1 janari 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave që përdoren për mbjellje nga fermerët. Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se për operatorët e biznesit ushqimor rritës të filizave në stabilimente, dhënia e lejes për ngritjen e tyre do të kërkojë përmbushje të plotësimit të disa kushteve të reja. Përveç kritereve që janë në fuqi, sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë zbatimi i rregullave të reja përfshin që nga shtrirja dhe planimetria e stabilimenteve që duhet të lejojë kushte të larta higjienike deri te dezinfektimi i ambienteve të rritjes së filizave.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do t’i miratojë këto stabilimente vetëm me kusht që ato të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në shtojcën I, të udhëzimit nr. 22, datë 25.11.2010, “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimor” dhe me shtojcën e këtij udhëzimi”.

Rregullat e reja përcaktojnë se: 1. Planimetria dhe shtrirja e stabilimenteve duhet të lejojë praktika të mira të higjienës së ushqimit, duke përfshirë mbrojtjen kundër kontaminimit ndërmjet dhe gjatë operacioneve. Në veçanti, sipërfaqet (përfshirë sipërfaqet e pajisjeve) në zonat ku trajtohen ushqimet dhe ato në kontakt me ushqimin duhet të mbahen në gjendje të mirë dhe të jenë të lehta për t’u pastruar dhe kur është e nevojshme për t’u dezinfektuar./ Monitor

prodhimi i filizave

Sondazh

Poll