Politike

Padia në SPAK për Veliajn/ Këlliçi: Skemë e sofistikuar vjedhjeje! Nesër do të publikoj të dhënat dhe faktet

7 Maj 2024, 20:17 Nga B.Z
Padia në SPAK për Veliajn/ Këlliçi: Skemë e
Belind Këlliçi

TIRANË - Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me padinë e re që ka bërë në SPAK për kryebashkiakun Veliaj, në të cilën thuhet se ky i fundit ka lidhje me Ndranghetan. I ftuar në Syri TV, Këlliçi u shpreh se kemi të bëjmë me një skemë të sofistikuar vjedhje ndërsa shtoi se ditën e nesërme në një deklaratë nga selia e PD-së do të publikojë fakte dhe të dhëna në lidhje me padinë.

Ai shtoi se Veliaj ka marrë në dorë biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, pa pyetur këshillin bashkiak.

“Veliaj mori monopolin pa konkurs, pa prokurorim publik të riciklimit, dhe kjo është shkelje ligjore e hapur. Ka probleme me tokën,  problem që e kemi adresuar në padi. Ka një shkelje tjetër të këshillit bashkiak  sepse mesa duket kur Erion Veliaj është shpallur kryetar bashkie ka menduar se është zgjedhur edhe kryetar i këshillit bashkiak. Për çdo vendimmarrje që prek dhe tokën dhe truallin që zhvillohet kjo vendimmarrje do i duhej ti kishte marrë dakortësinë e këshillit të tij bashkiak. Të gjitha këto zbardhje janë depozituar në SPAK si një padi e re.

Ne i kem i treguar me fakte dhe me kronoligji SPAK-ut të gjithë kronologjinë sesi Erion Veliaj ka marrë në fillim biznesin dhe monopolin e përpunimit të e riciklimit të mbetjeve dhe e ka bashkëlidhur me Intergrated Energy, vet me vendimmarrjet e tij personale. Nesër do të kem një komunikim zyrtar për shtyp nga selia e partisë demokratike ku do të japë aq të dhëna sa edhe publiku të kuptojë këtë padi të re, në një farë mënyre tja zbërthejë. Në një farë mënyre kemi të bëjmë me një skemë shumë të sofistikuar vjedhjeje sepse kjo që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës është një skemë që filloi në Elbasan vazhdoi në Fier dhe erdhi në Tiranë, por nuk përfundon këtu. Kanë shkuar në Zimbabve, në Maltë, në Vienë, në Hungari, kanë shkuar në Nju Xhersi. Kanë ngritur skemën më të sofistikuar të vjedhjes në Shqipëri në historinë e shtetit shqiptar",- tha Këlliçi.

 

belind kellici erion veliaj padi spak

Sondazh

Poll